Shkup, 31 tetor – “Nëse përpiqem të kujtoj në cilat parti ka qenë zoti Jakimovski dhe nga kush është mbështetur gjatë viteve – nisma, koalicione e të tjera – unë këtë nuk e shoh si përplasje midis opozitës dhe pushtetit në Karposh. Para së gjithash, do të thoja se në Karposh bëhet fjalë për një votim me karakter pothuajse referendar, ku qytetarët duhet të vendosin mes dy fronteve: nga njëra anë janë ata që bashkohen rreth meje – njerëz që sjellin vizion të ri, koncept të ri, diçka të re – dhe nga ana tjetër kemi një bllok që nuk është opozitar, por që duhet të mbështesë një person që është në listën e zezë të SHBA-së dhe që tashmë ka një dënim të shkallës së parë për krim”, deklaroi Lukrovski.
