Lulzim Haziri: Pas formimit të Komisionit Ad Hok për medie situata ka ndryshuar

267
fresco
Lulzim Haziri: Pas formimit të Komisionit Ad Hok për medie situata ka ndryshuar

midle

Lulzim Haziri, anëtar i komisionit ‘ad-hoc’, thotë se në të gjitha raportet e deritanishme, me përjashtime të vogla, mediet kanë ndryshuar qasjen e raportimit.

“Besoj se mediet kanë filluar të jenë pak më të vetëdijshme, duke e kuptuar se një mënyrë e tillë e raportimit nuk është profesionale dhe nuk shihet me sy të mirë. Aq më tepër kur kjo çështje tani mbikëqyret dhe priten edhe sanksionet ligjore lidhur me këtë formë të raportimit.”

“Vlerësoj se situata para një shtatorit dhe pas një shtatorit dukshëm ka ndryshuar, aq më tepër kur shqyrtojmë raportet mbikëqyrëse të muajit prill dhe të raporteve të tanishme. Atëherë, një televizion i kishte 24-25 shkelje, ndërsa tani ka 3,4 apo 5 shkelje të tilla”, thotë Haziri.

Ndryshimet në raportimet e medieve janë regjistruar edhe nga ekspertët e komunikimit.

Comments