Lumenjtë e vendit po shfaqin stabilitet pas ditëve të vështira

56

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që e kapluan vendin këto ditë, gjendja në masë të madhe është duke u stabilizuar, por ende ka edhe disa pika kritike, ku institucionet janë duke intervenuar informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Sipas kësaj Qendre Lumenjtë Zajashka dhe Treska në rajonin e Kërçovës kanë nivele të rritura të ujit, por janë nën nivelin e daljes nga shtrati, rruga Prilepska është kritike. Kanalet dhe shtrati i lumit Zajashka po pastrohen me makineri ndërtimi dhe të rënda, dhe rreth 150 persona janë evakuuar.

“Gjendja në vendin tonë pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, në masë të madhe është stabilizuar, por akoma kemi disa pika kritike. Në fshatin Peshtalevë, ka përmbytje për shkak të kanaleve të papastra. Janë vendosur makineri ndërtimi. Në rajonin e Strugës, oborret dhe shtëpitë në fshatrat Misleshevë dhe Kalishtë janë përmbytur. Shërbimi i zjarrfikësve të Strugës po ndërhyn me pompa, si dhe janë vendosur makineri ndërtimi. Lumi Radika në Dibër ka një nivel të rritur, por të qëndrueshëm. Rrugët janë të kalueshme. Shërbimet kompetente po pastrojnë rrëshqitjet e vogla të dheut. Lumenjtë Zajashka dhe Treska në rajonin e Kërçovës kanë nivele të rritura të ujit, por janë nën nivelin e derdhjes. Rruga Prilepska është kritike. Kanalet dhe shtrati i lumit Zajashka po pastrohen me makineri ndërtimi dhe të rënda. Rreth 150 persona janë evakuuar dhe janë akomoduar në sallën sportive “Hristo Uzunov”, ku për ta po kujdeset Bashkia dhe Komiteti Qendror i Kërçovës.”, thonë nga QMK.

Meteorologët: Temperaturat do të ulen deri në -20 gradë

Ndërkohë meteorologët bëjnë të ditur se gjatë natës moti do të ndikohet nga një masë ajrore e të ftohtit polare nga veriu, e cila do të ndikojë në uljen e temperaturave. Mëngjesi i 12 janarit, e hënë, do të jetë jashtëzakonisht i ftohtë me temperatura që do të zbresin në intervalin nga -17 deri në -5 gradë, ndërsa në zonat malore pritet që temperaturat të zbresin edhe deri në -20 gradë celsius.

Në Shkup, temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë. Gjatë ditës temperatura do të lëvizë në intervalin nga -7 deri në 1 gradë. Në Shkup, temperatura gjatë ditës së hënë, do të ngjitet deri në zero gradë.

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta gjatë kësaj nate, pritet edhe paraqitja e ngricave dhe akullit në rrugë.

Comments