Lutfi Haziri: E kemi fituar Gjilanin
Pas publikimit të rezultateve të EXIT POLL-it të Klan Kosovës, që tregon se Lutfi Haziri i LDK-së dhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes do të përballen edhe njëherë për të parin e këtij qyteti, Haziri ka thënë se e ka fituar Gjilanin.
“Thënë të drejtën kemi punuar për fitore në raund të parë, por është e rëndësishme se Gjilanin e kemi fituar dhe e kemi konfirmuar, është betonuar sa i përket fitores së LDK-së”.
“Falenderoj gjilanasit, Gjilani ka folur sot, LDK është partia e parë në Gjilan”.
Në EXIT POLL-in e Klan Kosovës tregohet se është përmbysur rezultati i Vetëvendosjes në Gjilan, që në zgjedhjet e qershorit ishte e para, duke vendosur kështu tani LDK-në si parti të parë.
“Rezultati i qershorit është përmbysur, ka qenë votë ndëshkuese, jo votë politike”.
“Gjilani është parë që ka reaguar me ndëshkim në qershor dhe ajo votë ndëshkuese është kthyer me besim”, ka thënë ai për Klan Kosovën.
“Tashmë është votë e konfirmuar dhe elektorat kompakt, i paprekur, besimi në Gjilan më bën krenar dhe për programin që kemi realizuar bashkë për katër vitet e ardhshme”.
Ai ka thënë poashtu se pret diferencë të thellë me kundërkandidatin e tij, Sami Kurteshin nga Vetëvendosja.
Por a do të ketë LDK koalicion?
“Ne kemi qenë gjashtë kandidatë, ka pasur konsolidim të partive politike, kemi një konfirmim të partive politike dhe kjo ka ndikuar që Gjilani të mos kalojë pa balotazh”.
“Pres konfirmim të rezultatit sonte, unë besoj që mbështetja do të dyfshhohet ose herën tjetër”.