Lutfiu: Ora e parë akademike në UNT, javën që vjen

408
fresco

 

midle
 Javën e ardhshme pritet të mbahet ora e parë akademike e studentëve në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup…
 Javën e ardhshme pritet të mbahet ora e parë akademike e studentëve në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup, paralajmëron ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.

Regjistrimi i studentëve në universitetin e ri është në rrjedhë e sipër dhe brenda dy ditësh janë paraqitur për regjistrim 80 kandidatë, tha Lutfiu.

Sipas tij, edhe pse studentët e Universitetit “Nënë Tereza” do të shfrytëzojnë objektin e UEJL-së, studentët e këtij universiteti nuk kanë nevojë për frikë, sepse Ministria nuk planifikon shkrirjen e UEJL-së.

Madje, Lutfiu kërkoi që në vend të peticionit kundër, studentët e UEJL-së t’u japin përkrahje kolegëve të tyre nga Universiteti “Nënë Tereza”.

“Në bashkëpunim me UEJL-në, studentët do të vazhdojnë të jenë pjesë e atij objekti. Shpresoj se edhe studentët e UEJL-së t’i japin përkrahje njëri-tjetrit dhe jo të bëjnë peticione që ata të mos studiojnë bashkë, përkundrazi, ata duhet të shtrijnë dorën te kolegët e tyre”,- deklaroi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.

Po ashtu Lutfiu bëri të ditur se është shpallur edhe konkursi i dytë për plotësimin e kuadrit të nevojshëm akademik.

 “Sot është shpallur në gazetën zyrtare edhe konkursi i dytë për vendet që nuk janë përmbushur. Konkursi do të jetë i hapur për një javë dhe shpresojmë që profesorët e fushave përkatëse do të aplikojnë”,- theksoi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.

 

Rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” nga e hëna e javës që vjen do të nisë me punë në objektin e Lidhjes së Sindikatave, bëri të ditur ministri Lutfiu.

Comments