LUTFIU: Peticioni i studentëve të UEJL-it, i panevojshëm

200
fresco
LUTFIU: Peticioni i studentëve të UEJL-it, i panevojshëm

midle

Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu arsyeton regjistrimin e Universitetit Nënë Tereza me adresë të njëjtë zyrtare si Universiteti i Evropës Juglindore, me nevojën për përshpejtim të procedurës. Sipas Lutfiut, në kohën kur është bërë kërkesa për regjistrim të UNT-së në regjistrin qendror, vendndodhja e zyrave të rektoratit akoma nuk ishte përfundimtare. Lutfiu thotë se organet e UNT-së, javën e ardhshme do të bëjnë kërkesë për ndryshimin e adresës, njofton Alsat-M.

“Me që akoma nuk kishim vendim qeverie për adresën që tashmë është zyrtare për rektoratin e universitetit që është këtu në qendër, e pamë të arsyeshme me që UEJL ka shtri dorën e bashkëpunimit me UNT-në, të vendosim përkohësisht adresën e UEJL me qëllim që të mos bëhet pengesë në kohë dhe dokumentacion”, deklaroi ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu.

Peticionin e studentëve të UEJL-së që kundërshton ndarjen e hapësirave të objektit të tyre me studentët e UNT-së, Lutfiu e konsideron të panevojshëm.

“Nuk besoj se është çështja për peticion. Ata duhet përkundrazi të shtrinë dorën për universitetin e ri dhe për kolegët e tyre”, tha Lutfiu.

Comments