LVV protestë para policisë: Policia aktivistëve ua montoi edhe shtretërit


Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” gjatë ditës së sotme kanë protestuar pranë ndërtesës së Policisë së Kosovës në Prishtinë
Shkak i protestës është arrestimi i gjashtë aktivistëve të kësaj partie për sulmin me zollë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas protestuesve të LVV-së, Policia e Kosovës ofron shërbime të ndryshme, përveç misionit që e ka, pasi është përfshirë në skandale dhe është treguar e aftë që të montojë procese.
“Qytetarët kanë humbur besimin në Policinë e Kosovës. Lirimi i aktivistëve është i domosdoshëm dhe është i drejtë”, ka thënë Teuta Rrusta.
Aktivistët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë edhe me aktivitete tjera.