M-NAV: Gjykata ndalon grevën e paralajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror

47
fresco

M-NAV SHA Shkup njofton publikun se Gjykata Themelore Civile Shkup më 16.10.2025 nxori vendim me të cilin miratoi propozimin e M-NAV SHA Shkup për vendosjen e masës së përkohshme – NDALIM të grevës së paralajmëruar nga Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror SPPT – degë e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Transportit dhe Komunikacionit të RMV Shkup.

Me këtë Vendim, Gjykata përcaktoi se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore sepse nuk është zbatuar procedura për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kolektive, si dhe se greva nuk rrjedh nga kërkesat specifike të punësimit.

“M-NAV SHA Shkup përshëndet vendimin e Gjykatës dhe thekson angazhimin e saj për respektimin e ligjit, duke siguruar vazhdimisht sigurinë dhe funksionimin e qetë të trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet në deklaratë.

Comments