Majorja e KFOR-it viziton xhaminë në Prishtinë, i lë një mesazh imamit Maliqi

246

Majorja e KFOR-it Patris Borne gjatë vizitës në një xhami në Prishtinë, ka lënë një letër për imamin Labinot Maliqi. Borne në letren e saj drejtuar Maliqit, ka thënë se është e vështirë të përshkruaj atë që përjetoi gjatë kësaj vizite.

Në letrën e saj ajo ka përmendur dhe zgjedhjet në Amerikë, duke u lutur që e ardhmja e SHBA-së të jetë po aq paqësore, sa koha e saj e kaluar në xhami.

“I dashur Imam Maliqi, është e vështirë të vësh në fjalë atë që kam përjetuar këtu. Zemra ime është plot shpresë. Në prag të zgjedhjeve amerikane, mund të lutem vetëm që e ardhmja e SHBA-së të jetë po aq paqësore sa ka qenë koha jonë këtu. Ju jeni një ambasador për paqen. Unë personalisht jam i nderuar që jam pjesë e kësaj historie në Kosovë. Faleminderit me falënderimet më të thella nga zemra ime. “Paqja që kalon mirëkuptimin qoftë e jotja.” Është në emrin më të madh që e shkruaj këtë! Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë juve dhe popullin e Kosovës”, ka shkruar Borne në letrën e saj./Indeksonline./

Comments