Maksuti: Sanksione për injorimin e vendimit të Gjykatës (VIDEO)

Ekspertët juridik sqarojnë se kodi penal parashikon sanksione për institucionet që nuk zbatojnë urdhrat e gjykatave.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, profesori Mersim Maksuti, thotë se sjella e drejtuesve të DSK-së është dëshmi për nënçmimin që i bëjnë gjyqësorit institucionet që drejtohen nga VMRO-ja kur vendimet nuk janë në favor të tyre.
Maksuti thotë se DSK-ja duhet të bashkëpunojë me PSP-në për ti mundësuar hetuesve që të zbulojnë autorët e vërtetë të përgjimeve.