Maleski – ministri përtac që e deshte më tepër Jugosllavinë

180
Denko_Maleski1.jpg

Shkup, 10 shkurt – Ish-ministri i Punëve të Jashtme gjatë viteve të para të pavarësmit të Maqedonisë, Denko Maleski mbahet mend si një politikan përtac që nuk lëvizte as gishtin nga vendi për të punuar për pavarësimin e shtetit të vet – shkruan portali Kurir.

Duke përdorur një profil të Maleskit të bërë para shumë viteve në javoren “Fokus”, marrim vesh detaje nga karriera e tij politike dhe diplomatike. Sipas gazetares Velinovska, Maleski në një rast ka deklaruar se “Nëse qeveria e Maqedonisë mundohet të bëjë politikë të pavaruar nga ajo qendrore e Beogradit, atëherë unë nuk do të jem pjesë e kësaj qeverie”. Duke ngelur i njejtë ndër vite, Maleski vetëm e ndryshoi pikën e referimit, në vend të Beogradit tani u bindet qendrave tjera të pushtetit, – thotë Velinovska.

Comments