Malevski kërkon pajtesë me shqiptarët, Maqedonia duhet të jetë shtetë ku popujtë të ndihen si në shtëpinë e vet

280

Ish ministri i jashtëm I Maqedonisë, Denko Malevski duke e komentuar manifestim tradicional ’10 Ditë të Republikës së Krushevës’ dhe festën kombëtare të Maqedonisë 2 Gushti-Ilinden shprehet se Maqedonia duhet të jetë shtetë ku popujtë duhet të ndihen si në shtëpin e vet, duke përfshir këtu edhe shqiptarët. Ai këto komente i ka bërë për radio Dojçe Ëelen në gjuhën maqedonase përcjell Zhurnal.

“ Në kohën e shtetit demokratik dhe të drejtave të njeriut, në periudhën e bashkimit evropian, të gjithë gjindemi para një obligimi që vendlindjen e shtetin tonë ta shëndrojm në në shoqëri të qytetarëve të lirë dhe të përgjegjshëm duke i respektuar ligjet, e jo duke u udhëhequr nga individ. Shtet ku të gjithë popujt do të ndihen si në shtëpi, duke ju mundësuar bashkëpunim për të tejkaluar të gjitha dallimet kombëtare, fetare dhe gjuhësore. Gjegjësisishtë koha e re na obligon që të gjithë të luftojmë për atë që na bashkon që Maqedonia të jetë më fuqishme. Cka është ajo? Ato janë principet e shtetit demokratik”, ka deklaruar, ish ministri i jashtëm i Maqedonisë, Denko Malevski transmeton Zhurnal.

Comments