Malevski: Të kemi respekt ndaj gjuhës shqipe
Kështu ka shkruar në artikullin e tij autorial ish diplomati, Denko Malevski me titull “Mbrëmjet poetike të Strugës: Antagonizmat e gjuhës”, me rastin e manifestimit tradicional “Mbrëmjet poetike të Strugës”, ku për skenografinë dhe ikonografinë e festivalit të sivjetëm ka nxitur shumë polemika dhe dabate rreth përdorimit ose mospërdorimit të gjuhës shqipe.
Sipas Malevskit nëse gjuha shqipe në gjithë shtetin respektohet nga gjithë qytetarët e vendit, kjo nuk është aspak kapitulim dhe infeoritet, por siç shprehet ai nëse arrihet e njejta kjo do të jetë një arritje e vërtetë kulturore edhe për Maqedoninë si shtet multietnik.
“Bëhet fjalë për dy gjuhë të dy popujve në kërkim të dinjitetit dhe në këtë kuptim, askush askënd nuk e rrezikon, por e meriton respektin e tjetrit. Në të vërtetë, të mundohemi që në manifestim të gjejë vendin e vetë edhe afirmimi i arritjeve kulturore të bashkësisë shqiptare në Maqedoni. T’ua zgjasim dorën e mbështetjes dhe inkurajimit të krijuesve kulturorë shqiptarë, si dhe atyre të cilët krijojnë në gjuhët tjera në Maqedoni, ashtu siç neve maqedonasve na zgjatën dorën bota e kulturës, gjuha jonë maqedonase të qëndrojë me dinjitet me gjuhët tjera botërore. Kjo nuk është kurrfarë kapitulimi ose demonstrim i inferioritetit, është e kundërta. Është mirë edhe për shtetin. Sepse, thjesht çdo arritje e vërtetë kulturore e realizuar në cilën do gjuhë në shtetin tonë, është arritje e Maqedonisë, që të gjthë së bashku na bën njerëz më të mirë dhe më të dinjitetshëm”, ka shkruar mes tjerash në artikullin e tij autorial, ish diplomati, Denko Malevski.
Ndryshe profesori Malevski është një ndër personat e rrallë të figurave publike maqedonase në Maqedoni që haptas çdoher ka qenë pro zyrtarizimit të gjuhës shqipe në nivel republikan, pasi që siç thotë ai gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet ta ndjenë shtetin si amtar dhe jo të ndjehen sit ë huaj. Por të shpresojmë që një ditë të ketë më shumë intelektualë maqedonas që do të kuptojnë se multikultura është pasuri e një vendi.