Malisheva me disa aktivitete shënon nëntëvjetorin e Pavarësisë
Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme, ka shënuar nëntëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet e Komunës së Malishevës, filluan me mbajtjen e një seance solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku fjalë rasti ka mbajtur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe të tjerë.
“U bënë shumë përpjekje politike, u bënë shumë organizime të ndryshme, për të ardhur deri tek organizimi ushtarak, si mjeti i fundit i përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi. Pas luftës së fundit, u bënë edhe shumë përpjekje diplomatike, për të ardhur në vitin 2008, kur edhe përfundimisht u bë shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Begaj, transmeton Klan Kosova.
“Gjatë këtyre përpjekjeve tona si popull, për të fituar pavarësinë, në të njëjtën kohë, ne kemi punuar në ndërtimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.Në këto përpjekje, qoftë politike, qoftë ushtarake, ashtu edhe në ndërtimin e vendit, pa dyshim se edhe Malisheva, kishte dhënë kontributin e saj, madje si komunë, apo si rrethinë edhe jemi sakrifikuar si popullatë, apo si banorë të kësaj pjese të vendit. Dashuria për vendin, gatishmëria për sakrificë dhe vetëmohim, si dhe pozita gjeografike, na kanë bërë që të jemi në shërbim të interesave kombëtare”, ka vazhduar tutje ai.
Ai vlerësoi lart përpjekjet dhe kontributin e Malishevës, në luftën për liri dhe për shtet.
Aktivitetet e Komunës së Malishevës, kanë vazhduar sipas agjendës, me homazhe dhe nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në “Sheshn e Dëshmorëve” në Malishevë, pastaj homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevës, nderime dhe homazhe në Prekaz, si dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.
Më pas, në parkun e qytetit në Malishevës, është organizuar një koncert me artistë nga Komuna e Malishevës dhe me artistë nga estrada kosovare, ndërsa nga ora 15:00, luhet edhe finalja në turnirin në futsall.
Hiqet me forcë flamuri turk në Prizren (Video)
Komuna e Prizrenit sërish ka nxitur reagime në mesin e zyrtarëve me vendosjen…
“Kumanova”, Sokoli: Policët u vranë nga kolegët e tyre
Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, sot para trupit gjykues ka deklar…
Fshihet emërtimi në serbisht i Teatrit Kombëtar të Kosovës
Në pllakën ku shkruhet emri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, në tri gjuhët zyrt…
E tmerrshme: Nëna rreh fëmijën 3-vjeçar deri në vdekje vetëm pse nuk e duronte
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një nënë ka rrahur fëmijën e saj v…
Çfarë do të ndodhë me Sirinë? Administrata Trump nën presion
Vendet që mbështesin opozitën siriane u mblodhën sot në kuadër të samitit të …
Basha: Forca e protestës është bashkimi
Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha i ka kërkuar shqiptarëve të mar…
Flet nëna e gjeneralëve Haradinaj: Festë e zbehtë pa Ramushin
Është herë e dytë që për 17 Shkurt i mungon dikush. Më 17 Shkurt 2008 kur u s…
NZZ: Kosovarët e Zvicrës, ndërtues urash në mes të dy vendeve
“175 mijë persona me prejardhje kosovare jetojnë në Zvicër, ata luajnë nj…
Pa Ramushin, Anita me mesazh në Ditën e Pavarësisë së Kosovës (Foto)
Edhe pse disa e sotme për shumicën sjell vetëm gëzim, Anita Haradinaj e pret …
Mesazhi i Lunacek: Jepni fund ngërçit, ratifikojeni demarkacioni dhe udhëtoni të lirë
Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrike Lunacek, ka uruar qytet…
Meta uron 9-vjetorin e Pavarësisë: Përulemi para sakrificës së Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit (Letra)
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh urimi…
Ky është parashikimi i motit për vikend
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit Kosova do të ndikohet nga masat e lagështa…