Mallakastra e mbuluar nga kanabisi, asgjësohen mijëra rrënjë

202

 

parcela me kanabis

Asgjësohen 4000 bimë dhe 1500 degë kanabis sativa që ishin në proces tharje. Në pranga është vënë në person.

Burime nga policia thanë se në pranga është vënë Bedri Alla, 23 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier.

Arrestimi i këtij personi u bë pasi është kapur në flagrancë tek një parcele të mbjellë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Konkretisht, në fshatin Aranitas, Mallakastër, në vendin e quajtur “Përroi i Çekut”, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4000 bimë narkotike të llojit kanabis sativa si dhe u gjetën 1500 degë (lastare) të varura në një tendë për t’u tharë.

Dosja me materialet i kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Comments