“Mallkimi” i vrasësit të ambasadorit rus, vendimi i familjarëve për trupin e tij

Duket se familjarët e vrasësit të ambasadorit rus e dënojnë rëndë veprimin e 22-vjeçarit, madje ata nuk e falin atë as pas vdekjes. Kështu, familjarët e Mevlut Mert Altintas kanë refuzuar të marrin trupin e vrasësit të ambasadorit Karlov.
Sipas rregullave trupi duhet të tërhiqet brenda 15 ditësh përndryshe, procedurat e varrosjes kryhen nga bashkia. Pra, trupi i Altintas do të prehet në varrezat e bashkisë.
Më 19 dhjetor, 22-vjeçari Mevlut Mert Altintas qëlloi për vdekje Andrey Karlov, ndërkohë që diplomati po mbante fjalim në një galeri arti në Ankara. Pas krimit, Altintas u qëllua nga forcat e policisë pas shkëmbimit të zjarrit.
Më 21 dhjetor asnjë prej të afërmve të tij nuk u paraqit për tërheqjen e trupit pas autopsisë mjeko-ligjore. Nga hetimet e policisë turke deri tani ka rezultuar se ai është i lidhur me organizatën e Fetullah Gulen, që sipas autoriteteve turke qëndron pas grushtit t shtetit të organizuar më 15 korrik.

