Man. United spektakolar, 4-0 me Swansean

317

Manchester United nuk përmbahet në këtë fillim sezoni. Skuadra e Jose Mourinhos regjistroi fitoren e 2-të rradhazi me shifrat 4-0, këtë herë në transfertë ndaj Sëansea-it, duke paralajmëruar rivalët se Djajtë e Kuq në këtë sezon janë vërtetë të frikshëm dhe do të kenë një objektiv të vetëm të fitojnë titullin në Premier League. 8 gola të realizuar dhe asnjë i pësuar me United që në sajë të goleavarazhit më të mirë kryeson bindshëm kampionatin pas 2 ruandeve të para. Kishte plot 110 vjet vjet që Manchester United nuk shënonte minimalisht 4 gola për takim në dy ndeshjet e para të kampionat. Ndërkohë një tjetër e vendosi Romelu Lukaku. Blerja më e shtrenjtë e Djajëve të Kuq me golin e realizuar ndaj Sëansea u bë futbollisti i 5-t në historinë e United që shënon në dy ndeshjet e tij të para me Manchesterin në Premier League, pas Ibrahimovic, Martial Machedas e francezit Louis Saha. Në Liberty Stadium në Uells sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë për Red Devils, që në minutat e para krijuan pak për të shënuar. Megjithatë pak sekonda përpara pushimit goli i avantazhit për skuadrën e Mourinhos erdhi nga prapavija me mbrojtësin nga Bregu Fildishtë Eric Baily që arriti të devijonte drejt rrjetës topin e kthyer nga traversa pas goditjes me kokë të Pogba. Pjesa e dytë foli në favor të United që nga minuta e 80-të në të 84-tën, në vetëm 3 minuta e 41 sekonda lojë shënoi dhe 3 herë të tjera për ti bërë më të mëdha përmasat e kësaj fitoreje. Fillimisht ishte Lukaku që i asistuar nga Mkhitaryan nuk fali, ndërsa më pas rradhën për të mposhtur portierin e vendasve Fabianski e kishte Pogba që me një parabol të bukur i coi shifrat në 0-3, pas një tjetër asisti të mesfushorit armen. Për të vulosur rezultatin mendoi Martial ndërkohë që lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Nemanja Matic.

Comments