Man Utd e zëvendëson Lukakun me lojtarin që kushton 40 milionë euro

453

28 vjeçari ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 11 herë në 54 ndeshje të sezonit të kaluar.

Me këto paraqitje, Ben Yedder ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave, e në veçanti të Manchester United, që janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 35.9 milionë funte për yllin francez, shkruan ‘ABC de Sevilla’, përcjell lajmi.net.

Ben Yedder te Manchester United mund të zëvendësojë Romelu Lukakun, që do t’i bashkohet Interit në Serie A.

28 vjeçari që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Toulouse, te Sevilla është transferuar në vitin 2016, dhe në 91 paraqitje ka shënuar 38 gola.

Comments