Man Utd – Man City, formacionet e mundshme

Pikërisht përballja e ‘Old Trafford’, mund të vendos edhe titullin e këtij sezoni në Premierligë.
Manchester City me një fitore eventuale do të rrëmbente pozitën e parë në kampionatin anglez, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.
Në anën tjetër, ‘Djajtë e Kuq’ po kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, dhe një dështim në këtë ndeshje, nuk do të ishte i mirëpritur.
Formacionet e mundshme të derbit mes Man Utd dhe Man City:
Manchester United: De Gea; Dalot, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Lingard, Lukaku, Rashford.
Manchester City: Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Mendy; Bernardo Silva, Fernandinho, David Silva; Sterling, Aguero, Sane./Lajmi.net/