Manastir: Monedha false prej 1000 dhe 50 denarëve

179

Manastir: Monedha false prej 1000 dhe 50 denarëve

Monedha false prej 1000 dhe 50 denarëve të shtypura në gjuhën shqipe sot janë ngjitur në rrugën më të njohur të Manastirit. Përpos monedhave janë gejtur edhe afishe ku shkruhej “ dënime në të holla prej 5 mijë eurove për secilin që nuk e di gjuhën shqipe”. 

Aksioni me siguri është zhvilluar mbrëmë, kurse gjatë ditës të punësuarit në Ndërmarjen Publike të qytetit kanë mënjanuar një pjesë të monedhave, por një pjesë e tyre kishin mbetur të ngjitura.

Aksioni përputhet me paralajmërimet në rrjetet sociale për një marsh të ri të protestës kundër dygjuhësisë në gjithë teritorin e vendit.

Comments