Manastir: Shkollat pa energji elektrike, vetëm një shkollë deri më tani ka paguar faturën në EVN

260
fresco

Dy javë para fillimit të vitit shkollor, një shkollë e mesme dhe tetë shkolla fillore në rajonin e Komunës së Manastirit, mbetën pa energji elektrike për shkak të faturave të papaguara. Shkolla e mesme komunale “Taki Daskallo” në Manastir është shkolla e vetme e cila e ka paguar borxhin ndaj EVN-së dhe e cila përsëri ka energji elektrike. Nga Komuna e Manastirit thonë se borxhi është paguar kur xhirollogaria e shkollës nuk ka qenë e bllokuar.

Por nëntë institucionet e tjera arsimore edhe më tej ngelin pa energji elektrike: Shkolla e mesme e Mjekësisë “D-r Jovan Kallauzov”, si dhe shkollat fillore “Shën Klimenti i Ohrit”, “Elpida Karamandi”, “Goce Dellçev”, “Dame Gruev”, “Kole Kaninski”, “D-r Trfun Panovski”, “Krste Petkov Misirkov” dhe “Aleksandër Turubxhiev”. Nga EVN Maqedoni thonë se deri më tani nuk kanë arritur që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e problemit.

midle

Andaj është ndërmarrë kjo masë si mundësia e fundit ligjore për pagesën e borxhit. Mbetemi të hapur edhe më tej për tejkalimin dhe zgjidhjen e problemit, në përputhje me rregullat, dispozitat dhe procedurat të cilat vlejnë për gjithë shfrytëzuesit të cilët kanë borxhe për energjinë elektrike që kanë harxhuar, njoftuan nga EVN -ja.

Pushteti lokal thotë se borxhet e shkollave i kanë trashëguar dhe se bëhet fjalë për një shumë tepër të lartë. Ata kanë frikë se mund të ketë probleme shtesë gjatë punës së mëtejme. Komuna e Manastirit po bën përpjekje për t′i tejkaluar këto probleme, por duke pasur parasysh faktin që borxhet e shkollave janë rreth 4,5 milion euro ndaj kreditorëve të jashtëm dhe komunës, gjendja është e komplikuar. Megjithatë, Komuna e Manastirit shpreson se së shpejti do të gjendet zgjidhje për tejkalimin e këtij problemi, njoftuan nga Komuna e Manastirit.

Nga komuna shtojnë se për gjendjen në arsim i kanë informuar gjithë institucionet kompetente qeveritare dhe se kanë kërkuar ndihmë. Më shumë se dhjetë shkolla janë me xhirollogari të bllokuara tashmë 7 vite, ndërsa borxhi i përgjithshëm është mbi 4.3 milion euro. Disa shkolla, vite me radhë nuk kanë paguar energjinë elektrike, ndërsa shkolla ekonomike tashmë shtatë vite ka harxhuar energji elektrike në veresi. Në fund të vitit shkollor nxënësit mbetën edhe pa transport falas për shkak se institucionet kompetente nuk duan që të përsëritet afera “Transporter”, për të cilën ish-kryetari i kësaj komune, drejtorë të shkollave dhe transportues, janë në gjykatë për mashtrim me çmimet dhe përfitim personal. /tv21/

Comments