Manastiri ndihmon Hasanbegun me aksion humanitar (FOTO)

345

Shoqata joqeveritare “22 Nëntori”, falenderon të gjitha familjet dhe afaristët e rajonit të qytetit Manastir, si dhe Bashkësinë Fetare Islame të Manastirit rreth aksionit humanitar, për të përmbyturit në Hasanbeg të Shkupit. Në shpërndarjen e ndihmave në “Hasanbeg”, poashtu një ndihmesë të madhe e kanë dhënë mxënësit e Medresesë, si dhe studentët e FSHI-së.
Sibela Alimovska nga Manastiri, për gazetën “Lajm”, ka thënë se manastirasit janë të gatshëm t’i ndihmojnë familjet e përmbytura nga ky rajoni i Hasanbegut të Shkupit.
“Një pjesë e madhe e banorëve të qytetit të Manastirit dhe rrethinës, janë të gatshëm edhe më tutje të ndihmojnë familjet e përmbytura në Hasanbeg dhe Haraçinë. Ata, në fakt, gjatë aksionit të parë u treguan shumë solidarë dhe të gatshëm, që në forma dhe mënyra tjera, të ndihmojnë. Poashtu më duhet ta theksojë me këtë rast, edhe angazhimin personal të Myftiut të Manastiri, Amit ef. Rasimi.”, tha Sibela Alimovska, nga Manastiri, duke premtuar se aksione të tilla humanitare do të ketë edhe në të ardhmen.

Comments