Mançevski dhe Arsllan biseduan për operator të tretë celular në Maqedoni

357

Krijimi i kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni dhe përvojat e Turqisë në këtë sferë, ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Maqedonisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski me ministrin turk të Transportit, Lundrimit dhe Komunikime Ahmet Arsllan.

Në takimin me Arsllanin, i mbajtur gjatë Kongresit celular botëror në Barcelonë, Mançevski i ka prezantuar angazhimet e MSHIA-së në pjesën e digjitalizimit të administratës, rritje të numrit të e-shërbimeve dhe përgatitjen e planit operativ për internet me rrjet të gjerë.

Ministri Mançevski mori pjesë në Kongresin celular botëror me qëllim të bisedimeve për krijim të kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni, si shtet i vetëm në Evropë me më pak se tre operatorë, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e RM-së.

Comments