Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike, shpjegoi risitë dhe ndryshmet e ligjit për Këshillin e Inspektoratit dhe për mënyrën se si në të ardhmen do të gjobiten kompanitë.
Ministër kjo është risi dhe pritet gjatë kohë, njëri nga premtimet e Qeverisë ishte se do t’i ulë gjobat, respektivisht do ta ndryshojë mënyrën se si firmat gjobiten, para se gjithash ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Cilat janë risitë që i planifikoni?
Së pari shpresoj se nuk do të gjobiten kompanitë, megjithatë ajo që është qëllimi kryesor i ligjit për mbikëqyrje të inspektorateve është të zbatohet premtimi i kësaj Qeverie se do të zbutet politika e gjobitjes, gjegjësisht para se gjithash inspektoratet do të kenë rrol edukativ, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe më pas do të ketë shqiptime të gjobave. Siç e shihni në opinion kjo zbatohet në disa nivele, nuk është vetëm sa i përket sektorit të biznesit të cilin më shumë e tangon ligji për mbikëqyrje të inspektoratit, por ndryshime të ngjashme ndodhin edhe në pjesën tjetër të sistemit juridik ku Ministria e Drejtësisë i ulë dënimet, i ulë shpenzimet e caktuara për përmbarues dhe kështu me radhë. Kështu që kjo është një pjesë e kësaj politike. Ky ligj për mbikëqyrjen e inspektoratit është përpiluar me ndihmën e ekspertëve nga ana e USAID. Kemi pasur debate të gjera publike dhe tani jemi në një fazë finale para se të hyjë në procedurë…– deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.