Manchester City luajti sonte në mbrëmje në fushën e vet me Evertonin ndeshjen e javës së dytë të Premierligës, shkruan SYRI.net.
Ishte një ndeshje e nxehtë, e cila përfundoi pa fitues. Rooney kaloi Evertonin në avantazh në minutën e 35-të, ndërsa në të 44’ Walker ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Cityn me dhjetë vetë.
Në pjesën e dytë ndryshojnë “portat”, me Manchesterin që shënon me Sterling (82’) dhe me Evertonin që e mbyll takimin me dhjetë vetë, pasi Schneiderlin ndëshkohet me të kuq.
Përfundimisht 1-1 dhe të dy ekipet ndajnë nga një pikë, që më shumë i leverdis Evertonit.