Manchester United mund ta bëjë të tijin Maguire vetëm nëse paguan 87 milion euro

444
fresco

Maguire është ‘figura magjike’ që Manchester United po interesohet për të , thotë Rob Dorsett.

Manchester United mund të bindë Leicesterin ta shesë Harry Maguire nëse ata pranojnë të paguajnë “figurën magjike” prej 87 milionë euro, shkruan Sky Sports News.

United dhe Manchester City janë të interesuar të transferojnë mbrojtësin e Anglisë, por që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është duke kryesuar në këtë garë.

United besohet të jetë i gatshëm të paguajë 87 milionë euro, gjë që do të eklipsonte rekordin aktual për transferimin e një mbrojtësi, prej 75 milionëve të Liverpoolit që paguan Southamptonin për transferimin e Virgil van Dijk vitin e kaluar.

Dorsett tha se “Leicester do të ishin të gatshëm ta linin atë të shkonte nëse kjo shumë e jashtëzakonshme prej 87 milionë euro do të paguhet. Ne e dimë se ka diskutime në mes të Manchester United dhe Leicester”.

Nëse Maguire siguron një transferim në United, Dorsett thotë se Leicester tashmë ka identifikuar dy qendërmbrojtës anglezë, të cilët mund të zëvendësojnë 26-vjeçarin.

Comments