Mançini flet me keqardhje: Vetëm një ekip në Botëror është më mirë se Italia ime

311

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka befasuar me deklaratën e tij në mediat.

Tekniku 53-vjeçar është i mendimit se vetëm Brazili është më i mirë se Italia në këtë Botëror.

LEXO EDHE:
Maradona hedh akuzën e rëndë: Arbitër hajdut, vodhi Kolumbinë
Mançini tregon gjithashtu se mos kualifikimi i Italisë në Botëror ishte shkatërrimtar dhe u përjetua shumë keq.

“Mos kualifikimi në Botëror i Italisë ishte shkatërrimtar. Duke parë ndeshjet deri tani, mendoj se vetëm Brazili është më lart se ne. Kur takoj italianët më thonë se mund të ishim dhe ne në Botëror duke marrë parasysh ekipet që janë atje, një mendim që edhe unë ndaj.

Një zhgënjim i madh për të parë Kupën e Botes pa Italinë, por ky është futbolli dhe nuk kem se çfarë të bëjmë. Eliminimi nga Kupa e Botës u përjetua shumë rëndë nga të gjithë.

Unë mendoj se kemi lojtarë të rinj dhe të mirë. Duhet të rikthehet entuziazmi dhe i gjithë kombi të mbështesë kombëtaren, sepse ajo që ndodhi këtë vit nuk ka se pse të ndodhë. Kam gjetur lojtarë që janë shumë të gatshëm për të sakrifikuar dhe shpresoj që ata të luajnë rregullisht dhe të rriten gjatë këtyre dy viteve.

Duhet të mendojmë që të kualifikohemi në Kampionatin Europian dhe të formojmë një ekip që mund ta fitojë këtë trofe, më pas të hedhim sytë nga Botërori i ardhshëm”, u shpreh Mançini.

Comments