MANIFESTIM LETRAR KUSHTUAR NËNË TEREZËS, NË MBËSHTETJE TË KOMUNËS SË ÇAIRIT (FOTO)
Në mbështetje të Komunës së Çairit, me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – “Nënë Tereza” dhe në prag të shenjtërimit të saj, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup-“Hamami i Daut Pashёs” organizoi manifestimin letrar ““Nëna e dashurisë së paqes”. Në manifestimin morën pjesë poetë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Valbona Zunqe –Pajaziti ideatore dhe organizatore e këtij projekti tha se Gonxhja e jonë ishte një qenje njerëzore e imët nga trupi, por një shpirt të madh dhe emër gjigant në damarët e së cilës gjatë gjithë jetës kishte qarkulluar gjaku shqiptarë.
Kryetari i këshillit komunal të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi tha se në shënimin e kësaj datlindjeje i dedikohet një zonje të madhe, nga sfera e humanitetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe dashurisë”.
Për nder të 106 vjetorit të lindjes dhe në pragë të shenjtërimit të Nënës Terezë me zërin e këngëtarëve poeteve dhe penës së tyre i kënduan punës dhe virtytit të saj.