Manojloski: VMRO nuk do të merr pjesë në punimet e kuvendit

221
fresco

Deputeti i VMRO- DPMNE –së Goran Manojloski ka deklaruar se nuk ka kushte që kjo parti të merr pjesë në punët e Kuvendit, pasi që gjashtë deputetë të tyre janë në paraburgim…

Sipas tij, LSDM-ja është udhëheqësja e shumicës parlamentare dhe se akjo duhet që të sigurojë kushte për funksionimin pa pengesa të Kuvendit.

VMRO–DPMNE ka braktisur diskutimet edhe në komisionet parlamentare, siç është rasti me debatin për çështjen e ligjit të gjuhëve që është paralajmëruar të mbahet nesër.

“Shpresojmë se LSDM do ti shikojnë gabimet e tyre dhe do të vazhdojnë në mënyrë përkatëse ta zbatojnë ligjin në R. e Maqedonisë e jot a bëjnë këtë siç e bëjnë për momentin e kjo është revanshizëm politik klasik, demonstrim I forces dhe dhunim I institucioneve. Njëkohësisht I theksuam vërejtjet tona rreth shkeljes së procedurave gjatë arrestimeve të deputetëve pa vepruar paraprakisht në mënyrë të rregullt, gjegjësisht duke mos u thirrur séance dhe nuk është mare imuniteti I tyre si deputet në pajtim me rregulloren e kuvendit të R. së Maqedonisë”, tha Goran Manojloski, deputet i VMRO–DPMNE-së.

Comments