Maqedonasit e konsiderojnë Serbinë fqiun më miqësor, Greqinë dhe Kosovën më armiqësorë

474

Tetë nga dhjetë qytetarë të Maqedonisë në ndonjërin prej shteteve tona fqinje njohin armikun ndaj vendit tonë, dhe për atë se sa marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për Maqedoninë, 58.4 për qind janë përgjigjur se janë “shumë të rëndësishme”.

Rezultate të këtilla ka dhënë sondazhi i Tv Telma dhe MCMS i realizuar përmes telefonit nga “M-Prospekt” në periudhën prej 27 qershor deri më 3 korrik në grupin prej 1.000 të anketuarve. Sondazhi ka treguar se qytetarët e Maqedonisë simpatitë më të mëdha i kanë ndaj Serbisë dhe 44.3 për qind janë përgjigjur se pikërisht ky fqinj i ynë është i prirë armiqësisht ndaj Maqedonisë. Ndjenja më të pakta kanë ndaj Shqipërisë 14.8 për qind dhe Bullgarisë 11.2 për qind.

Nuk është për tu injoruar as edhe përqindja e atyre të cilët janë përgjigjur se asnjëri prej fqinjve nuk ka orientim miqësor ndaj nesh. Madje 17.9 për qind e të anketuarve kanë mendimin e këtillë. Sondazhi tregoi edhe rezultatin e pritshëm në lidhje me pyetjen se cili fqinj ka disponimin më armiqësor ndaj Maqedonisë. Duke patur parasysh bllokimin në integrimin euroatlantik për shkak të kontestit me emrin, Greqia është në krye të listës së fqinjëve me disponim më armiqësor me 59 për qind, ndërsa shumë larg pas saj janë Shqipëria me 11.3 për qind dhe Serbia me 5.7 për qind. Madje 10 për qind nuk konsiderojnë se ndonjëra prej vendeve fqinje ka orientim armiqësor ndaj Maqedonisë.

Comments