Maqedonasit edhe sonte protestuan në Shkup kundër Platformës shqiptare
Iniciativa civile “Për Maqedoni të përbashkët edhe pasdite mbajti marsh protestues në Shkup, në të cilin pjesëmarrësit i përsëritën kërkesat e tyre se janë për një Maqedoni të përbashkët dhe kundër platformës të bërë në vende të tjera.
Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, marshi filloi rreth orës 167 para Qeverisë nga ku përkrahësit e iniciativës u drejtuan para Kuvendit dhe mbajtën fjalime.
Organizatоrët i bënë thirrje përkrahësve që ta përkrahin edhe marshin e nesërm, i cili do të fillojë në të njëjtën kohë edhe në të njëjtin vend.
Marsh protestues u mbajt edhe në Ohër, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Kavadarc.
