Maqedonci: Gjermania do të emëroj Atashe Rezident në Kosovë për avancimin e FSK’së me standardet e NATO’s
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar sot se Gjermania do të emëroj së shpejti Atashe Rezident në Kosovë për avancimin e FSK’së me standardet e NATO’s.
Ai ka thënë se ky Atashe Rezident në Kosovë do të emërohet për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.
“Në përmbyllje të fjalës së tij Ministri paralajmëroi se “Së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, dhe Gjermania do të emëroj Atashe Rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sot Gjermania i ka dhënë FSK-së donacion pesë automjeteve.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se qëllimi i këtij donacioni është të mbështesë kapacitetet fillestare të Kompanisë së Transportit të Rexhimentit të Logjistikës.
“Dua të ritheksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, posaçërisht në fushën e sigurisë. Së shpejti ne do të nënshkruajmë një MoU (Memorandum të Mirëkuptimit) dhe përmes Zv Atasheut ushtarak të Gjermanisë do të kemi përfaqësim të përhershëm në Kosovë”, ka thënë Rohde.

