Maqedoni, 79 nga gjithsej 81 kryetarë komunash kanë përdorë mediat sociale në vitin 2018

317

79 nga gjithsej 81 kryetarë komunash e përdorin Facebook-un gjatë punës së tyre. Pason Instagram-i, të cilin e përdorin 29 kryetarë komunash, ndërsa jashtëzakonisht një numër i vogël i përdoruesve është vërejtur në Twitter në vitin 2018,  ku aktiv ishin vetëm 7 kryetarë komunash.  Rezultatet vijnë nga analiza e bërë në periudhën mes 15 dhe 30 dhjetorit të vitit 2018.

Krahasuar me vitin 2017, një kryetar komune më pak ka qenë aktiv në Facebook, ndërsa nga ana tjetër ka rritje të numrit të atyre që përdorin rrjetet tjera sociale. Në vitin e kaluar Instagram-in e kanë përdorë 8 kryetarë më shumë krahasuar me vitin 2017, ndërsa dy më tepër ishin aktiv në Twitter, krahasuar me të njëjtën periudhë.

Vetëm pesë kryetarë komunash njëkohësisht përdorin Facebook-un, Twitter-in dhe Instagram-in gjatë punës së tyre, ndërsa dy kryetarë aspak nuk i përdorin mediat sociale, sipas analizës së bërë.

Megjithatë, kryetarët e komunave janë më aktiv në Facebook, krahasuar me deputetët dhe ministrat. Kjo analizë, e bërë në maj të vitit 2018, zbuloi se 112 nga gjithsej 120 deputetë e përdorin Facebook-un, ndërsa një analizë e ngjashme e shpallur në qershor të vitit të kaluar tregon se 23 nga gjithsej 26 ministra janë rregullisht aktiv në këtë media sociale.

Kjo analizë për herë të parë merret edhe me përdorimin e ueb-platformave zyrtare nga ana e komunave për të komunikuar me qytetarët.Konstatohet se të gjitha 81 komunat kanë uebfaqe zyrtare, ndërsa 52 komuna kanë profilin/faqen e tyre në Facebook. 10 komuna janë aktive në Instagram, ndërsa një numër pak më i madh ose 14 komuna kanë konton e tyre në Twitter.

Të vetmet njësi të vetë administrimit lokal të cilat njëkohësisht kanë aktivitete në Facebook, Twitter dhe Instagram janë Qyteti i Shkupit, si dhe Komunat Gazi Baba, Karposh, Kriva Pallanka dhe Makedonski Brod. Komuna e karposhit dhe kryetari i saj janë të vetmit të cilët kanë aktivitete në të gjitha platformat online që janë përfshirë në këtë analizë.

Në mënyrë plotësuese, rekomandohet integrim i plotë i mediave sociale dhe uebfaqeve të komunave, si dhe verifikimi i faqeve dhe kanaleve, me qëllim që çdo qytetar ta njohë më lehtë cila faqe është zyrtare. Në atë mënyrë, me ndërrimin e pushtetit, ato do të qëndrojnë në pronësi të njësisë së vetë administrimit lokal, gjë që do të mundësojë kontinentet dhe ndërtimin e besimit dhe kredibilitetit tek qytetarët.

Nevojitet harmonizimi i domeneve tek të gjitha njësitë e vetëadministrimit lokal, si dhe në mënyrë plotësuese të sigurohet qasje tek uebfaqet në çdo gjuhë zyrtare të komunës. Rekomandojmë që uebfaqet e komunave të kenë edhe versionin në gjuhën angleze dhe në ndonjë gjuhë tjetër botërore, pasi që në kohën e digjitalizimit uebfaqet mediat sociale zyrtare të komunave janë pjesë e strategjisë për tërheqje të turistëve vendorë dhe të huaj, që më tej do të thotë komuna më të pasura, zhvillim i bizneseve lokale dhe zvogëlim i ikjes së të rinjve./Bojan Kordalov/

Comments