Maqedoni: LSDM kërkon rivotim në Tearcë


U diskutua vendimi për ankesëne fundit të LSDM-së
Me dy orë vonesë filloi seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor(KSHZ). Ata e kanë diskutuar vendimin për ankesën e fundit të LSDM-së e cila ka ankimuar në votimin e një pjesë të komunës së Tearcës.
Kujtojmë se LSDM tërhoqi dy ankesa dhe 5 ju refuzuan. Ndërsa nga Lëvizja Besa, e cila parashtroi tetë ankesa mirëpo vetëm një ju pranua.
Seancat e KSHZ-së janë shoqëruar me ovacione dhe britma anti shqiptare jashtë objektit të KSHZ-së nga simpatizantët e VMRO-DPMNE-së.