Është ngritur kallëzim penal nga SPB-Kumanovë kundër personave D.B dhe K.G nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të pesë plaçkitjeve të rënda dhe dy plaçkitjeve të mbetura në tentativë, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Anadolu Agency.

Të akuzuarit, pesë plaçkitjet i kanë kryer nga 5 korriku deri më 20 korrik të vitit 2016 në rajonin e komunës së Likovës, në fshatrat Mateç, Hotël dhe Likovë, bën të ditur MPB-Maqedoni. Thuhet nga MPB se ata kanë marrë para, stoli ari dhe mall teknik.