Sot rreth orës 04:15 të mëngjesit në autostradën Gjevgjeli-Shkup, policia ka qëlluar dhe plagosur një djalë 21-vjeçar i cili me makinën e tij transportonte emigrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) zyrtarët e policisë në orët e hershme në pikën pagesore “Gradsko”, kanë ndjekur një automjet të llojit “Golf 3″ me targa të Kumanovës të drejtuar nga S.M. (21) nga fshati Vaksincë, ku ndodheshin 10 emigrantë.

“Në pikën pagesore ‘Otavica’, S.M. ka braktisur automjetin dhe është dhënë në ikje. Policët u vunë në ndjekje të tij ku edhe shkrepën një plumb për ta frikësuar. S.M. ishte goditur në pjesën e shpatullës së majtë dhe u dërgua në Qendrën mjekësore në Veles”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje thonë se pas dhënies të ndihmës mjekësore, ai është mbajtur në stacionin e policisë në Veles. Policia do te jep me shume detaje rreth ketij rasti .