Maqedoni, qytetarët përballen me probleme për të siguruar ilaçe

294

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni (FSSHM) urgjentisht duhet të rritë kuotën e ilaçeve për të siguruarit, për ato ilaçe që jepen me recetë.

Përndryshe, kushdo që sëmuret në pjesën e dytë të muajit, do të mbetet pa ilaçe, respektivisht do të mund t’i blej me para xhepi,

Vetëm në javën që kaloi ndihmë mjekësore kërkuan 3.800 persona, të cilët u prekën nga gripi sezonal.

Qytetarët kanë vrapuar nga barnatorja në barnatore për të gjetur ilaçet e duhura. Ata reagojnë dhe thonë se është e vështirë që të sëmuresh në një periudhë kur nuk ka mundësi ilaçe të blehen.

E gjithë kjo ndodh për shkak se Ligji për blerjen e ilaçeve ende nuk është procesuar në Kuvend. Deri te ky ndryshim i ligjit erdhi pas raportimeve për import paralel të ilaçeve në Maqedoni.

Comments