MAQEDONI :Shaban Saliu: Vetëm një person rezulton i zhdukur nga vërshimet

107

Moebel THEMA

Shaban-780x439

Numri i të zhdukurve të cilët kërkohen në përmbytjet e Shkupit u reduktuan nga 4, në 1 person, edhe pse bilanci i të vdekurve mbetet 22. Sado që të tingëllojë e palogjikshme, e tillë është statistika nëse krahasohet me atë që ka deklaruar drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të dhënat tona flasin për 22 persona të vdekur në këtë fatkeqësi të tmerrshme natyrore dhe bisedohet për një fëmijë 16 ose 18 muaj që nuk është gjetur ende”.
“Në këtë moment e di se 22 njerëz kanë vdekur ose janë mbytur … Bisedohet për 3-4 të zhdukur, kjo është ajo që aktualisht i kam si të dhëna”, ka thënë për Alsat-M, Saliu.

Saliu është larguar nga mikrofonat me shpjegimin se konferenca është thirrur për të mbledhë donacione dhe nuk është përgjigjur në pyetjen nëse fshihen shifrat për njerëzit e humbur.

Arsyeja që Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim sot ka dalë para mediave ka qenë që të prezantojë, por edhe të falënderojë për donacionin nga Republika Çeke. 50 pompa dhe 8 agregate të mëdhenj gradualisht vihen në ndihmë të rajoneve të prekura. Kjo ka qenë paraqitja e parë një javë pas përmbytjeve shkatërruese, e Shaban Saliut.

Comments