Maqedoni: Të pastrehët janë meshkujt e moshës nga 40 deri në 60 vjeç



Nesër është dita e njerëzve të pastrehë dhe si çdo vit agjencitë e statistikave kanë nxjerrë statistika dhe të dhëna mbi to.
Sipas statistikave në Maqedoni pjesa më e madhe e njerëzve të pastrehë janë meshkujt nga 40 deri në 60 vite shumica e të cilëve janë të divorcuar, të dëbuar nga shtëpia apo kanë mbetur të vetëm pasi nuk kanë fëmijë.
Mendohet që arsyet kryesore që këto njerëz janë të pastrehë janë: prishjen e marrëdhënieve familjare, për shkak të papunësisë, borxheve, hipotekave, dhunës por edhe në raste të rralla vërehet edhe ndonjë njeri që rrugën e ka zgjedhur si stile jetese.