Maqedonia do të pyllëzohet me 2,6 milionë fidane të reja

75
Maqedonia do të pyllëzohet me 2,6 milionë fidane të reja

Moebel THEMA

Gjithsejt 503,89 hektarë me 2.611.143 milionë fidane do të pyllëzohen me aksionin e sotëm, të 17-të, “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”.

Siç informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (PBPEU), aksioni do të zbatohet në 60 lokacione në 30 filiale (komuna kadastrale”, ndërsa për pyllëzim do të shfrytëzohen lloje të ndryshme të drunjve.

Për nevojat e BNJVL-së dhe veçanërisht për njësitë e vet[qeverisjes lokale janë siguruar 1.350.568 fidane, prej të cilave 1.000.568 për Shkupin, pjesët urbane të komunave dhe në pjesët anësore të rreth rrotullimit në kryeqytet, 150.000 për Manastirin prej të cilave 200 për pjesën urbane të qytetit, 100.000 për Tetovën, 100 prej të cilave për pjesën urbane, si dhe 100.000 për Kërçovën prej të cilave 100 për pjesën urbane të qytetit.

Në organizim të aksionit, krahas Minsitrisë, janë përfshirë edhe NP “Pyjet e Maqedonisë” – Shkup, BNJVL, Ndërmarrja publike e transportit “Shkup” – Shkup, NPK “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup, “Istok trans” Shkup, Qyteti i Shkupit, komunat e Manastirit, Kërçovës dhe Tetovës, NP për ekonomizim me kullotat, MMJPH, parqet nacionale, Drejtoria për punë hidrometeorlogjike, MASH, MPB, LAM, MPJ, MM dhe SHM, MPPS, DPHM, Kabineti i kryeminsitrit të Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Policia kufitare, Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë dhe Minsitria e Shëndetësisë.

Me rastin e Ditës së drurit, sot më 30 nëntor, është ditë jopune, përveç për institucionet shëndetësore. Kopshtet duhet të jenë me orarin e zakonshëm të punës. Data për punimin e kësaj dite do të përcaktohet plotësisht.

Aksioni “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para, deri në vitin 2011, mbahej në dy sezone – pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, ndërkaq, pyllëzimi bëhet vetëm në vjeshtë.

Në 16 aksionet e deritanishme janë pyllëzuar pothuajse 13.000 hektarë me mbi 35 milionë fidane. Më i mirë ishte efekti në vitin 2009, kur në dy aksione në pothuajse 4.000 hektarë u mbollën mbi 7.900.000 fidane.

Comments