Maqedonia e promovoi turizmin aktiv në Panairin për turizëm në Slloveninë

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë për të dytin vit me radhë promovon turizmin në Panairin për turizëm Natour Alpe Adria në Lubjanë të Sllovenisë.
Krahas turizmit aktiv, Agjencia për turizëm e promovoi edhe ushqimin tradicional dhe verën e Maqedonisë, ndërsa vizitorët kanë mundësi të degustojnë edhe ajvarin dhe djathin e Maqedonisë.
Delegacioni i Agjencisë për turizëm, në Panairin në Slloveni në të cilin të pranishëm janë 330 tur-operatorë të 15 vendeve, realizoi takim me përfaqësues të kompanisë ajrore Adria Airways, të cilët kanë treguar interesim për rritjen e numrit të udhëtarëve nga Lubjana drejt Shkupit.
Nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të RM-së theksojnë se janë të rëndësishme edhe takimet me tur-operatorët Kompas, Oscar, Elephant travel, Slovenia Experience si dhe me Asociacionin e ciceronëve slloven, me të cilët është dakorduar bashkëpunimi për ndarjen e ekspertizës dhe përvojës profesionale për themelimin e një kodi të qëndrueshëm etik të ciceronëve turistik.
Gazetarët nga Sllovenia, veçanërisht të Shoqatës së gazetarëve FIJET, kanë shfaqur interes për rutën e verës dhe turizmin malor, duke shfaqur dëshirë ta promovojnë edhe ofertën turistike të Shkupit dhe Ohrit.