Maqedonia e Veriut përfiton 2,5 milionë euro nga Plani i Rritjes

70
fresco

Ministria e Ekonomisë sot njoftoi se Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes, konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – “Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale”, raporton Euronews.

Qëllimi i masës është promovimi i ekonomisë formale duke intensifikuar mbikëqyrjen inspektuese dhe duke zbatuar qasje të bazuar në vlerësimin e rrezikut, me fokus në sektorët më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve informale, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.

“Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi ka tejkaluar shumë qëllimet e vendosura për rritjen e numrit të inspektimeve dhe rezultateve të mbikëqyrjes në kuadër të kësaj reforme me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 2,5 milionë euro, me qëllim forcimin e institucioneve, digjitalizimin e shërbimeve inspektuese dhe forcimin e ekonomisë formale. Inspektorati Shtetërori Punës (ISHP) zbatoi 16.464 inspektime në periudhën korrik 2024 – qershor 2025, që paraqet rritje prej 242 për qind në raport me qëllimin për 20 për qind rritje krahasuar me mesataren e viteve 2020–2023”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Janë zbuluar 543 punëtorë të paregjistruar, që është rritje prej mbi 200 përqind krahasuar me vitet e mëparshme. Inspektorati Shtetërori Tregut (ISHT) ka kryer 669 inspektime, që është 40 për qind më shumë se vlera qëllimore, me ç’rast janë lëshuar 222 aktvendime administrative, ndërsa 18 operatorë të paregjistruar ekonomikë të mbyllur për shkak të mosrespektimit të ligjeve.

Në shtator, BE liroi vetëm një shumë të caktuar të parave për Maqedoninë e Veriut, pasi vendi nuk i realizoi të gjitha hapat që duheshin bërë deri në dhjetor. Me Vendim të Komisionit Evropian për zbatimin dhe miratimin e lirimit të parë të mjeteve për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, u miratua pagesa e parë e mjeteve për vendin tonë. Me këtë Vendim janë miratuar neto shuma prej rreth 2.3 milionë euro si ndihmë e pakthyeshme, dhe si shumë neto prej rreth 2 milionë euro si huamarrje, të cilat do të jenë të disponueshme përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe shuma neto prej rreth 3.7 milionë euro, që përfaqëson pjesën e mbetur të huamarrjes të dedikuar për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.

Comments