Maqedonia përpara një situate dramatike


Urim SALIHU
Maqedonia është përpara një situate shumë dramatike.Janë përzier shumë gjëra.Fushata elektorale ashpërsuese dhe e nisur para kohe.Kemi një luftë të pakompromis midis drejtuesve të institucioneve.Kemi gjyqësinë kundër gjyqësisë.Kemi betejën e hapur në MPB.Kemi poashtu betejën midis shërbimeve sekrete që janë përzier tashmë.Midis këtij kaosi po vjen dimri i rëndë i politikës që po ashpërson tonet.Jeta e jashtëzakonshme është përballë vdekjes së jashtëzkonshme sic do thoshte Cvajgu për Leon Tolstoin për ditët e fundit të tij i braktisur nga gjithcka.Në rastin tonë kemi politikën që po zhvillohet në gjendje të jashtëzakonshme aq sa një fije peri na ndan nga ndonjë destabilizim i mundshëm.Situata është shumë më dramatike nga c’duket.Tensioni vecmë ka nisur.Arrestime shihen në horizont.