Marash Kumbulla dëshiron kthimin në Espanyol, nisin bisedimet
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla pritet të rikthehet në La Liga.
“Estadio_ed” raporton se mbrojtësi shqiptar mund të rikthehet sërish te Espanyoli – pasi kjo e fundit dëshiron transferimin e plotë të lojtarit, shkruan Indeksonline
Sezonin e kaluar Kumbulla ishte i huazuar te skuadra katalunase dhe kaloi një super edicion.
Kumbulla duket se nuk është në planet e trajnerit të ri, Gian Piero Gasperini, andaj ka kërkuar lejen e klubit për të biseduar me skuadrat e interesuara./Indeksonline/