Mardhëniet Shqipëri – Maqedoni, Hoxha: Kriza ka ndikuar për keq, të zbatohet MO



Reagimet vijnë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, se Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, kryetarja e Komisionit, Arta Dade, u përgjigj duke thënë se marrëdhënia me Kosovën është mjaft e mirë dhe deklarata e Hoxhajt është e nxitur.
Për marrëdhëniet me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë, në Komision ka raportuar edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha.
Ai theksoi se është shumë i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për të drejtat e shqiptarëve.
Gjithashtu, Hoxha u shpreh se situata në Maqedoni ka ndikuar në nivelin e marrëdhënieve në vitet e fundit, pasi niveli i shkëmbimeve mes dy vendeve është më i ulët se më parë.