Marin Mema godet “Rankoviqët”



Marin MEMA
Sot sërish më erdhi për të qeshur jo nga një komik, por nga një politikan që mendon se është komik. Sërish lexova se shqiptarët dhe shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër e motra, sepse sipas këtij komiku nuk paska paëur kontakt fizik mes prindërve (edhe pse ai prind është një, SHQIPËRIA) . Askush nuk i ka treguar këtij komiku se të qenit vëllezër e motra të një gjaku nuk duhet domosdoshmërisht të kesh bërë incest. Kjo është për perverse e shqiptarët nuk janë te tillë. Këta komikët nuk di, ndoshta. Unë e kuptoj se për këta burracakë të dështuar politikë, xhepi është më i rëndësishëm se gjithçka, por nuk kuptoj dot sesi këta komikë mendojnë se përbëjnë opinion e nga krahu tjetër nuk bëhen asgjë tjetër përveçse karagjozë.
1. Unë si shqiptar do të mbroj çdo ditë të jetës sime çështjen e shqiptarëve të Kosovës, motrave dhe vëllezërve te mi që kanë lënë eshtrat e të parëve për lirinë. Eshtra që janë të përbashkëta sepse kombësia në të gjitha rastet është shqiptare. Për atë Shqipëri ranë të gjithë, të shtypur nga serbët, malazezët, grekët, turqit, bullgarët e shumë të tjerë. E pushtuesit janë jo vetëm nga ata të djeshmit, por edhe nga këta komikët e sotëm që mendojnë se mund të imponojnë interesat e tyre tek opinioni i gjerë.
2. Nuk ka asnjë Aleksandër Rankoviç apo mik i Nikolla Pashiç që të pengojë të vërtetën historike. Ajo është një dhe vetëm një. E përsëris, unë jam shqiptar Kosove, sepse stërgjysherit e mi kanë luftuar për liri, për shqiptari. E kjo, jo në sensin patetik, por e mbështetur në faktin se askush nuk mundet të përçmojë një histori të përbashkët që nis nga lashtësia e vijon ende edhe sot. Unë nuk mundem të ndaj ashtu si çdo shqiptar Shqipërie apo Kosove qoftë, Dardaninë nga Iliria, nga Skënderbeu nga çdo element tjetër që përbën historinë e përbashkët. Si mundet të mendojë një njeri që nuk është komik i rëndomtë Ismail Qemalin pa Isa Boletinin, pa Vehbi Dibrën, Rexhep Mitrovicën, Nuri Sojlin, Zyhdi Ohrin etj. Si do ta ndajmë shqiponjën dy krenare të 28 nëntorit 1912?
Si mundet të mendohet Adem Jashar, Zahir Pajaziti të ndarë mes dy vendesh. Do zihemi për trupin, për këmbët, për flokët, për çfarë, kur ata luftuan për të njëjtën histori? Të mendosh këto figura jashtë të njëjtës së shkuar e të ardhme do të thotë të jesh vërtet komik, por nga ata më të rëndomtit që jo vetem s’bëjnë për te qeshur, por për të cilët të vjen mëshirë e pështirë.
3. Sigurisht sot për sot kombi shqiptar është i ndarë, i çarë, i shpërndarë , por kjo s’do të thotë se është jetim. E kjo jo thjesht në planin patriotik se për komikët kjo është patetike, por edhe në planin juridik, diplomatik a si ta analizosh. Shqipëria mbetet vendi amë, e si i tillë ka detyrimin të flasë, të lobojë, të uturisë , për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Unë i pari do të shkruaj e shkruaj derisa të lodhem (e kjo s’ka për të ndodhur), sepse ia kam detyrim historisë, asaj të hershme dhe asaj të sotme, kur shqiptarët e Kosovës u dogjën, u vranë, u masakruan, u dhunuan dhe përdhunuan nga një armik i pabarabartë dhe i pamëshirshëm. E detyrim të njëjtë ka çdo i zgjedhur në Shqipëri, si imponim kushtetues. S’ka asnjë komik që me pengon të flas e shkruaj për vëllezërit dhe motrat e mia kosovare , sepse vërtet s’kemi një linjë direkte familje, por mbetemi të lidhur nga gjenet e një gjaku!! E gjaku OOOOO KOMIK nuk bëhet ujë. E mua më dhemb njësoj çdo vuajtje si çdo familje e shqiptarëve të Kosovës. Ata janë unë, unë jam ata!!
4. Ti nuk je dhe nuk do të jesh kurrë “hanxhi”. Ti je qiramarrës i përkohshëm ashtu si të gjithë komikët që kanë rënduar xhepat me interesa partiake të momentit. E të ardhmen e qytetarëve shqiptarë të Kosovës nuk mundet ta ndërtojnë ata që nuk janë shqiptarë, ata që mendojnë për ushkurin se mos u bien benevrekët, e ata qe gjithçka e kanë lidhur me paranë në dëm ëe interesave të qytetarëve.
5. Nuk ka për të pasur kurrë sa kohë të jemi shqiptarë një ndalesë nga kryeministrat shqiptarë (qofshin këta të PD, PS apo LSI) në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Kosovës. Unë e di se ju komiket xhepathellë doni të vendosni të vetëm që të shisni ç’të mundeni siç keni bërë me Mitrovicën e veriut, me monumente, pasuri kombëtare e gjithçka tjetër që për ju është vetëm para e thatë. E pra kjo s’do të ndodhë doni apo s’doni ju. Edhe pse sipër kishave shqiptare janë ngritur ato sllave, edhe pse pasuritë i keni lënë si mall pa zot, edhe pse doni të shisni me çdo kush Trepçen, edhe pse e ardhmja e shqiptarëve të Kosovës ju intereson po aq sa e shtetasve ganezë në Afrikë, ju nuk mundet të merrni në kontrroll gjithçka. Nuk mundeni. Ashtu siç nuk mundeni të flsini për asimetri, e budallallëqe të ketij tipi. Hajdeni me këmbë në tokë komike, sepse në skenën e një teatri tragjik nuk mundet të futen karagjozë. Karagjozët s’janë as për komedi, e jo më për një skenë negociatash, realitetesh, përplasjesh, të vërtetash e situatash që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin.
6. Sa i takon pajtimin, ecjes para, komunikimit në Ballkan, kjo nuk u takon komikëve të merren, aq me tëpër nëse këta komikë janë pjesë historike e lidhjeve sllave, Pashiçëve, Rakoviçëve, e UDB. E kjo jo për të përbaltur dikënd, por për t’i dhënë vend të vërtetës. E vërteta është shpirti i këtij kombi. Ndaj herë tjetër xhepat, komik, matini dikund tjetër, dështimin politik nuk do ta mbushni me dështim historik.