Marko Verrati, elozhe për Peskarën dhe Rei Manajn

323

verratti-main_0

Mesfushori italian i PSG-së, Marko Verrati, ka folur për të përditshmen italiane “La Gazzetta Dello Sport”, duke dhënë mendimet e tij për sezonin që po fillon në Itali. Futbollisti shpreson që në këtë sezon, ish-ekipi i tij, Peskara, të afirmohet mes emrave të njohur të Serisë A, pasi në përbërje ka lojtarë shumë cilësorë.“Si përfundon Seria A? Podiumi është Juventus, Roma dhe Napoli. Për golashënuesit shoh në avantazh Higuain e Dibala, ndërsa këtë vit dua t’i jap besim edhe Xhekos. Surpriza e sezonit? Shpresoj te Peskara ime e cila ka shumë të rinj të talentuar si Kaprari dhe Manaj”, theksoi mesfushori italian.

manaj

Manaj parashikohet të jetë titullar i padiskutueshëm në Serinë A në këtë sezon. Edhe pse Peskara ka qenë vazhdimisht në kërkim të një sulmuesi të afirmuar, trajneri Odo ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e shqiptarit dhe për këtë arsye, do t’i besojë atij fanellën e titullarit.

Comments