Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, thotë se trajneri Massimiliano Allegri nuk do t’i bashkohet Arsenalit gjatë verës.
Ai ka thënë për “TMW Radio” se trajneri do të mbesë në Torino deri në fund të kontratës, pavarësisht raportimeve se së fundmi ai ka pasur diskutime për të zëvendësuar Arsene Wengerin gjatë verës.
“Trajneri ka edhe një vit e gjysmë në kontratë. Ka marrëdhënie të mira me ne. Është i lumtur me ne dhe jemi të lumtur me të, është martesë që mund të vazhdojë e lumtur”, ka thënë ai.