Marrëveshja me Politeknikun, Rama: Praktikat e paguara të punës për studentët, ura mes universiteteve dhe shtetit

115
fresco

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit për të orientuar studentët drejt tregut të punës.

I pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, Kryeministri vlerësoi se ky është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Comments