
Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, është shprehur se është në interes të Bullgarisë që t’i ndihmojë Maqedonisë për inkuadrim në NATO.

Gjatë një diskutimi publik midis Bullgarisë dhe ShBA-ve për solidaritetin euroatlantik në presidencën bullgare, Borisov porositi që me historinë të merren historianët, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të ndikojë në integrimin euroatlantik të Maqedonisë.
“Për Maqedoninë, kuptohet që marrëveshja për fqinjësi të mirë, të cilën presim ta nënshkruajmë në muajin gusht, është shumë e rëndësishme, duhet që si fqinjë dhe popull më i afërt t’i lejmë. Historianët të debatojnë, por tema më e rëndësishme është Maqedonia në NATO dhe BE. Marrëveshja për fqinjësi të mirë duhet patjetër të nënshkruhet, nëse atë nuk mundemi ta nënshkruajmë, për çka na mbetet me tej të diskutojmë”,- deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.